
Është mbajtur dhe në Vlorë, ditën e sotme, nga besimtarët Myslimanë falja e Kurban Bajramit.
Ceremonia ka nisur në orën 6:30 me lexim të Kuranit, më pas me ligjërata dhe në orën 7:00 me faljen.
Me qindra besimtarë kanë qenë të pranishëm e ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Sportit Vlorë, për shkak se xhamia e Vlorës është e mbyllur që pas përmbytjes.
Ceremonia është drejtuar nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhleku, i cili ka uruar besimtarët në këtë ditë duke dhënë dhe mesazh për paqe kudo në botë: Mos të ketë luftë, mos të ketë vrasje të fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë vlonjatë, por edhe të huaj që punojnë e jetojnë në Vlorë, por edhe turistë që kanë ardhur në qytet këto ditë.
Top Channel