Shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Federata Shqiptare i bën thirrje aplikuesve: Keni 24 orë kohë që…

05/06/2025 13:46

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi me anë të një komunikate se procesi i shpërndarjes së biletave vijon përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri–Serbi.

Në deklaratë thuhet se të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Top Channel