“Nuk kam ndjesi të bukura nga ndeshja e parë”, Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Pres një atmosferë të shkëlqyer në stadium

06/06/2025 18:08

Kapiteni i përfaqësueses serbe, Aleksandar Mitroviç, është një nga dy lojtarët e vetëm në ekipin serb nga dy takimet e kualifikueseve të Europianit “Francë 2016”.

Sulmuesi 30-vjeçar u shpreh se pret një duel të vështirë, pasi Shqipëria ka një ekip mjaft të mirë.

“Ju përshëndes të gjithëve. Kanë kaluar gati 10 vite. Kam ndjesi të mira nga ndeshja e dytë, jo të parës. Vetëm unë dhe Gudelj jemi nga ato dy ndeshje. Nga Shqipëria nuk e di, më duket vetëm Hysaj. Kemi ndryshime si te ne, ashtu dhe te Shqipëria. Si herën e kaluar, pres një ndeshje të vështirë. Pres dhe një atmosferë të shkëlqyer, një stadium të mbushur plotë. Ne jemi të fokusuar te ndeshja.

Siç thotë dhe trajneri, duhet të luajmë për fitore.

Kur jam nën petkun e kombëtares, kam dhe inspirime të tjera për kombin tim. Shpresoj të marrim maksimumin. Fokusi ynë është fusha dhe fitorja. Golat do të ishin qershia mbi tortë. Fokusi ynë është që të marrim tre pikët.

E thamë që në fillim të bisedës që Shqipëria ka një ekip të mirë, një trajner të mirë, e kemi analizuar. Do jetë një ndeshje shumë e fortë. Çdo lojtar duhet të jetë në formën më të mirë për ndeshjen e nesërme”, tha Mitroviç.

Top Channel