
06/06 23:21
Pas alarmit në kampin e kombëtares për Rey Manaj, vjen lajmi i mirë, ylli shqiptar është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Më herët gjatë ditës së sotme u zbulua se Manaj nuk kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore 3 ditët e fundit pasi kishte përfunduar në spital për shkak të një helmimi që i kishte shkaktuar temperaturë të lartë.
Por me sa duket dhimbja e kokës ka mbaruar për Sylvinhon, pasi ylli i kombëtares u pa pasditen e sotme duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit.
Top Channel