Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 14/06 15:58
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka legjitimuar në dhomë këshillimi kërkesën e dy kandidatëve të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalaja, i Partia Lëvizja e Legalitetit, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Vendimi i KAS vjen pas pretendimeve të kandidatëve për parregullsi në procesin e numërimit të votave, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Më herët KAS e refuzoi kërkesën e tyre, pasi tha se duhej të bëhej përmes subjekteve politike, ndërsa sot u legjitimuan pasi ankimimin e bënë përmes partive politike.
Top Channel