
Ushtria ukrainase pësoi një goditje të rëndë kur një raketë ruse goditi një bazë ushtarake, duke vrarë të paktën 12 ushtarë dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë
Vendndodhja e sulmit nuk u zbulua për arsye sigurie, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, nuk kishte grumbullim masiv të ushtarëve në zonë në kohën e sulmit.
Siç deklaroi zëdhënësi i Forcave Tokësore, Vitaly Saratchev, “në momentin që ra alarmi i sulmit ajror, personeli ishte strehuar në zona të mbrojtura, përveç disave që nuk kishin kohë të arrinin në strehimore”.
Sipas New York Times, Ukraina zakonisht shmang zbulimin zyrtar të humbjeve të saj ushtarake, pasi shifrat konsiderohen sekret shtetëror dhe mbeten një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme për shoqërinë dhe udhëheqjen politike. Raporti i sotëm konfirmon ashpërsinë e goditjes, por edhe faktin se ngjarjet ndodhën brenda kontekstit të një sulmi më të gjerë dhe të koordinuar rus.
Sulmi më i madh gjatë natës që nga fillimi i luftës
Sulmi në bazë ndodhi disa orë pas sulmit më të madh ajror gjatë natës kundër Ukrainës deri më sot. Forcat Ajrore Ruse lëshuan 472 dronë dhe 7 raketa gjatë natës, ndërsa Forcat Ajrore Ukrainase raportuan se kapën 385 objektiva, duke përfshirë 210 dronë dhe 3 raketa lundrimi, ndërsa 172 dronë u zhdukën nga radari pa shkaktuar ndonjë ndikim.
Top Channel