
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kërkesat e disa prej kandidatëve demokratë jo fitues në zgjedhjet e 11 majit për rinumërimin e votave.
Ai theksoi se PD nuk bllokon asnjë kandidat që kërkon transparencën dhe nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor.
Berisha: Farsa elektorale, nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm.
Dhe kjo që thoni ju, 2-3-4-5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi, përkundrazi.
Kurse për sa u përket kandidatëve, unë nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo sa kanë kërkuar procedurën, por cilido që dëshiron, është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë njeri që ta bëjë transparencën.
Në qoftë se ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor.
Këtu ne nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën.
Atë nuk e bëjmë kurrë ne. E qartë përgjigja? Nuk e di sa janë, se ne edhe para dy ditësh, kam përsëritur udhëzimin që çdo kandidat që kërkon transparencë, t’i jepet mbështetje nga partia.
Kandidatët e Partisë Demokratike në Tiranë dyshojnë në manipulimet që kanë bërë numëruesit e tyre gjatë procesit të numërim të votave në Tiranë.
Tre prej kandidatëve të listës së hapur i janë drejtuar KAS-it me kërkesë zyrtare për të bërë rinumërimin.
Ilir Alimehmeti shprehet se përqindja e votave të kaluar në favor të kandidatëve të tjerë është 5%, ndërkohë që diferenca mes votave të tij dhe Jorida Tabakut është 1.2%.
Dyshime për manipulim të procesit kanë edhe Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha.
Top Channel