
Katër administratorë farmacia janë arrestuar në Fier, pasi dyshohet se kontrabandonin ilaçe
Në pranga kanë rënë shtetasit Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali, Pleçe Byzyka, Tereza Plaka.
Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar një person tjetër. Gjatë kontrollit fik në subjektet dhe banesat e tyre, u gjetën ilaçet me vlerë 800 mijë lekë.
“Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara.
Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.
Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.
Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel