
Ipeshkvi i Dioqezës të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta ka takuar Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Vatikan.
Në njoftimin e shpërndarë nga Dioqeza e Rrëshenit, thuhet se imzot Gjergj Meta e ftoi Papën të vizitojë Shqipërinë.
“Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës.
Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë. Qoftë lëvduar Jezu Krishti!”-thuhet në reagim.
Top Channel