Rasti i tretë në 18 orë, turistët francezë bllokohen në det, roja bregdetare u shkon në ndihmë
26/05/2025 10:35
Një tjetër rast i dhënies së ndihmës është kërkuar sot në Vlorë.
Rasti i tretë brenda 18 orëve, ku në afërsi të gjirit të Gramës në gadishullin e Karaburunit tre shtetas Francez kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk kanë mundur dot të kthehen për shkak të lodhjes. Në vendngjarje po shkon motovedeta për ti marr në rrugë detare.
Sipas policisë kufitare të Dhërmiut tre personat janë në gjendje të mire shëndetësore, vetëm kanë mungesë së ushqimit dhe ujit, gjë që po ja çojnë në gjirin e Gramës.
Motovedeta e rojës bregdetare sapo i ka marre dhe po i çon në ishullin e Sazanit dhe më pas policia kufitare do i shoqërojë në portin e Vlorës.
Top Channel