Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Mjeti bie në kanal, humb jetën 28-vjeçari
26/05/2025 07:49
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhu mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Fier-Lushnjë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit tek rrethrrotullimi i Kolonjës, ku automjeti tip ‘Volkswagen golf’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues.
Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi, Serxhio Gogaj, 28 vjeç nga Tirana. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjës, të cilët kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia po dokumenton ngjarjen.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.
Top Channel