“Para se të ndërronte jetë më tregoi…”/ Laert Vasili rrëfen historinë e gjyshit, lidhja me Beqir Ballukun dhe Ramiz Alinë

25/05/2025 21:51

Aktori, Laert Vasili rrëfeu në “E Diell” me Ed Manushin ambiciet e tij televizive si dhe foli për origjinën e rrënjët e tij.

Finalisti i BBVA 4 tha se do i pëlqente të bënte “late night show” dhe shtoi se tashmë e ka në mendje skaletën.

“Do më pëlqente shumë të bëja “late night show”, mendoj që më shkon dhe nga natyra ime artistike, pak histori, diku politikë, humor, do më pëlqente shumë. Jam duke e përgatitur në mendjen time dhe si skaletë dhe një ditë do e paraqes, nëse juve jeni dakord”, tha aktori.

Laerti rrëfeu gjithashtu rreth origjinës së tij. Ai tha se gjyshi i tij bëri ushtrinë në Ulqin në kohën e Mbretit Zog me dy persona që u bënë figura të rëndësishme të sistemit të diktaturës, Beqir Balluku dhe Ramiz Alia.

“Gjyshi im është lindur e rritur në Delvinë. Me histori disi të çuditshme. Ushtrinë e ka bërë në Ulqin në kohën e Mbretit Zog. Atëherë ka qenë një urdhëresë, që meqë ishim para lufte, ushtria bëhej tek vendi i origjinës. Të atin e kishte humbur shpejt dhe nuk kishte kë të pyeste. Di që ka qenë në ushtri me dy njerëz që u bënë kuadër shumë i rëndësishëm të ish sistemit të diktaturës. Njëri ishte Beqir Balluku dhe tjetri Ramiz Alia. Këtë histori gjyshi ma ka treguar para se të ndërronte jetë dhe më la amanet që një ditë të shkoja në Ulqin. Dhe kur shkova në Ulqin i ftuar nga Dritan Abazoviç për ditëlindjen time, hapa një libër që quhej “arkiva e qytetit” dhe shoh familjet më të vjetra të qytetit. Aty në cep diku shikoj Vasil Vaso Shafransi. Familja e gjyshit merrej me bimë mjekësore dhe i them unë: “Po ky kush është?”, më thotë: “O këta janë grek, po zbritën, ikën”. I thash unë : “Grek në Ulqin si ka mundësi”, më tha: “Ortodoks, Bizantin e ke parasysh si i themi ne”. Më vonë zbulova një foto ku ishte uniforma me fustanellë e klanit Vaso të Sulit.”, u shpreh Laert Vasili.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta