Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

19/05/2025 19:51

Tatëpjeta e eksporteve dhe varësia e lartë nga importet i ka detyruar ndërmarrjet shqiptare të ndryshojnë partnerët tregtarë.

Nga vendet e largëta me kosto më të larta në shtetet më të afërta, ndërmarrjet e kanë përqendruar shitjen e mallrave shqiptarë në rajon por dhe në Evropë.

Në Kosovë, Greqi e Gjermani u shitën kryesisht mallrat shqiptarë, ndërsa bizneset në vend blenë më shumë produkte të huaja nga Kina e Maqedonia e Veriut duke ndryshuar kështu gjeografinë tregtare.

Instituti i Statistikave në raportin e Tregtisë së Jashtme bën të ditur se 33 miliardë lekë produkte “Made in Albania” u transportuan jashtë territorit shqiptar duke shënuar kështu një rënie me 4.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky rezultat erdhi si pasojë e grupeve “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,3 pikë përqindje “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje.

Nga ana tjetër Shqipëria vijon të rris varësinë nga mallrat e huaj. Vendi ynë importon dyfish më shumë mallra sesa eksporton. Në muajin prill ndërmarrjet shqiptare importuam 76 miliardë lekë produkte, kryesisht produkte kimike e plastike, prodhime druri dhe ushqime, duke shënuar një rritje me 0.4%.

Me një një rënie të eksporteve dhe rritje të importeve deficiti tregtar u thellua më tej në 43 miliardë lekë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta