
Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë tha se dha dorëheqjen sepse nuk ishte dakord me mënyrën se si Donald Trump e trajtoi luftën në Ukrainë.
Bridget Brink, e cila shërbeu si ambasadore në Ukrainë nga maji 2022 deri në largimin e saj muajin e kaluar, përshkroi arsyet e largimit të saj në një artikull të botuar sot nga Detroit Free Press.
“Unë respektoj të drejtën dhe përgjegjësinë e presidentit për të përcaktuar politikën e jashtme të SHBA-së me kontrolle dhe balanca të duhura nga Kongresi i SHBA-së,” tha ajo.
“Fatkeqësisht, politika që nga fillimi i administratës Trump ka qenë të ushtrojë presion mbi viktimën, Ukrainën, në vend të agresorit, Rusisë. Si e tillë, nuk mund ta zbatoja më me mirëbesim politikën e administratës dhe ndjeva se ishte detyra ime të jepja dorëheqjen”, u shpreh Brink.
Një diplomate për gati 30 vjet, Brink u konfirmua si ambasadore tre muaj pasi Rusia filloi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
“Nuk mund të rri duarkryq ndërsa një vend pushtohet, një demokraci bombardohet dhe fëmijë vriten pa u ndëshkuar” tha ish-ambasadorja.
“Unë besoj se e vetmja mënyrë për të siguruar interesat e SHBA-së është të mbrojmë demokracitë dhe të kundërshtojmë autokratët. Paqja me çdo çmim nuk është aspak paqe është paqësim”, përfundoi ajo.
Top Channel