
Kredia për shtëpi në 2024 arriti në vlera rekord, teksa më shumë qytetar iu drejtuan bankave për hua.
Por vendosja e një tavani për këtë sektor nga ana e Bankës së Shqipërisë, mund të sjellë një stepje të individëve për të marrë hua sipas ekspertëve të tregut.
“Të gjithë blerësit e rinj për apartamentin e parë priren që të marrin 100% të kredisë. Besoj që në aspektin psikologjik kjo do i step në vendimmarrje do vazhdojnë të qëndrojnë në pozicion pritës dhe për arsye të analizës financiare që bën banka. Besoj që 85% është vlerë e arsyeshme për një qytetar që do blejë pronë”, Skënder Tare-ekspert i pasurive të paluajtshme.
Në 2024 vrulli në blerjen e pronave vijoi, ndërsa në 54.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe 545 milionë euro arriti kredia e re për blerje banesash.
“Ndoshta në 2025 ka pasur një rënie të interesit sepse qytetarët priren të presin ndryshime apo reflektime me qeverinë e re por dhe procesin e rivlerësimit”, tha ai.
Por si e shohin ekspertët paralajmërimin e FMN për një kujdes në sektorin e kredive për prona.
“Gjithë ky treg shitet nëpërmjet kreditimit nuk e shoh si problem por si avantazh sepse është një formalizim ekonomie dhe qarkullim më i mirë dhe stabilizim çmimesh”, deklaroi Tare.
Jo vetëm në lekë por edhe në valutë është vendosur një tavan për ata individë që do të blejnë banesa me kredi.
Top Channel