
Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa luhatje janë regjistruar në kursin e këmbimit valuator midis euros dhe lekut. Në 97.9 lekë është minimumi i ri historik i arritur për monedhën europiane.
Një sërë faktorësh kanë ndikuar negativisht për euron këto ditë duke regjistruar nivelin më të ulët të 17 viteve.
Zgjedhjet, prurjet e parave nga emigrantët, por dhe sezoni turistik kanë ndikuar sipas ekspertëve në këtë tatëpjetë të valutës europiane.
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë raportojnë se euro në 24 orët e fundit euro këmbehet për 98.01 lekë. Historikisht në prag zgjedhjesh euro është luhatur me disa pikë përqindje duke pësuar rënie por dhe rritje përsëri pas periudhës zgjedhore.
Përveç euros, në këto ditë të fundit të fushtës elektorale edhe dollari ka pësuar rënie, sipas kursit zyrtar po këmbehet për 86.28 lekë. Faktorë ndikues në këtë rënie ekspertët rendisin ata të jashtëm.
Për të frenuar një dobësim tjetër të monedhës evropiane por më shumë për të rritur rezervën valutore, në vitin 2025 Banka e Shqipërisë planifikon të tërheqë edhe më shumë valutë nga tregu këtë vit për të rritur rezervën. Nëse vjet plani ishte për të blerë 250-330 milionë euro për të rritur rezervën, këtë vit planifikimi është bërë për të tërhequr 270-350 milionë Euro.
Top Channel