“Shqipëria Live”/ “Do të hedh në gjyq”, debat i fortë mes gazetarit dhe kandidates për deputete: Po gënjen, nxirre raportin e policisë?

06/05/2025 16:01

Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj dhe ekipit të saj se një person i ka kërcënuar me armë dhe i ka intimiduar, duke thënë se ai është ‘patronazhist’ si dhe ‘pjesë e bandave’.

Në lidhje me këto pretendime, ajo është hasur në një debat me gazetarin Anri Bala, i cili ndodhej në studio. Ai i tha se duhet të ketë raport policie për ato akuza që bën, ndryshe janë të pavërteta.

Pjesë nga debati:

Bala: Nga e dini që janë patronazhistë?

Myhedin: Po, po patronazhistë… kush po më flet?

Bala: Po s’ka rëndësi kush flet, ne na peshon fjala

Myhedin: Bëhuni më i paanshëm

Bala: Pse ti do na tregosh sa të anshëm apo paanshëm jemi?

Myhedin: Po po unë

Bala: Nuk e di për rastin, po gënjen që ishin patronazhistë se nuk e ke mundësinë ta bësh verifikimin. Ju nuk jeni në luftë për të marrë pushtetin, as keni për ta marrë ndonjëherë…. Nuk e keni me median dhe gazetarinë, ju nuk e dini se me kë e keni. Ti nuk tregove për ne? Apo që ke ardhur nga Amerika…

Myhedin: Ki respekt

Bala: Ju na fyet

Myhedin: Kush jeni ju që po ju fyej? Jeni prokurorë?

Bala: Aha! Ku na pe moj zonjë që jemi të anshëm? Ne ju dhamë dhe të drejtë! Ti po gënjen, nxirr raportin e policisë pra

Myhedin: Ti je gazetar, nxire raportin

Bala: Ti po gënjen pra, ma nxirr raportin që ky është pjesëtar bandash apo që ishte patronazhist dhe ju kanë kërcënuar

Myhedin: Mos ofendo, bashkë shikohemi në gjykatë pas këtij emisioni

Bala: Ç’a thotë? Do shihemi në gjyq? E di sa kam kaluar si puna jote unë me gjyqe! Kam qenë në gjysh bashkë me atë avokatin e partisë tënde, se ka qenë avokat!

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta