“Me kë janë bandat në Elbasan?”/ Boçi përplaset me gazetarët në “Top Story”: Listat e PS janë të mbushura me njerëz nën hetim, ne kemi kandidatët më të mirë

06/05/2025 22:35

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përfshi në debat me gazetarët e “Top Story” gjatë diskutimit për listat e kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Boçi këmbënguli se listat e kandidatëve të Partisë Socialiste janë të mbushura me njerëz nën hetim, ndërkohë që gazetarja Esiona Konomi u ndal te emri i ish-prokurorit Arjan Ndoj në listat e PD-së. “Pse nuk e pranon që banda e Durrësit e ka caktuar Ndojin”, e pyeti ajo Boçin.

Luçiano Boçi: Ti je me Ramën, thuaje. Ti je më i keq se Rama

Arbër Hitaj: Ti je më i mirë se bashkoni votat me Ramën… me këtë parti, jo vetëm që bashkëpunim, bën edhe një kod zgjedhor që godet partitë e reja. Shikoni dhe këtu në studio si u sollën. Janë në lista të sigurta zotërinjtë, janë të qetë. Nuk e lanë të flasë Alimehmetin. Zero konsensus.

Luçiano Boçi: O Arbër…

Arbër Hitaj: Një diskurs kaotik dhe alibik!

Luçiano Boçi: Kanë dalë përgjime nga SPAK për bandat e Shkodrës, Durrësit, i përcaktojnë dhe fushatën. Çfarë faktesh do ti? A ka më fakt ulëritës se Çyrbja që është emëruar nga banda e Durrësit

Esiona Konomi: Pse nuk e pranon që banda e Durrësit të ka caktuar Arben Ndojin, ishin bashkë në makinë, u plagosën bashkë në makinë. Fakt është ky

Luçiano Boçi: Unë nuk e di pse mbahet me këtë regjistër, që qenkan problematike listat e PD-së. Jo fare, janë listat më të mira. Lista e PS-së është e mbushur me njerëz që janë nën hetim, e kanë dosjen gati. Blendi Gonxhe, Belinda Balluku akuzohen në SPAK.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta