“Loja” e tregtarëve me fermerët/ Ankesa në Fier, pikat e grumbullimit “zhduken” papritur. Specat mund të shkojnë nën kosto

04/05/2025 20:15

Luan dhe Klementina Jajaj, janë një cift bashkëshortët nga fshati Zharrez në Fier, që prej 8 vitesh merren me kultivimin e perimeve në sera.

Tre vitet e fundit janë fokusuar në kultivimin e një varieteti speci për eksport, i njohur si 002.

Ata zotërojnë katër dynymë sera dhe në një sezon arrijnë të prodhojnë mbi 50 ton spec, të gjitha të destinuara për tregun europian.

Por këtë vit fermerët tregojnë se sfida më e madhe që kanë është  mungesa e tregut. Pikat e grumbullimit nuk  janë afruar për të blerë prodhimin dhe deri tani nuk u është ofruar asnjë çmim që të mbulojë kostot.

“Ka tre vite që kultivojmë specin. Është me cilësi shumë të mirë, i gjitha për eksport në vendet e BE-së. Por këtë vit kemi ngecur tek tregu. Prodhimi nuk mund të presë gjatë, sepse plasaritet dhe nuk e marrin më”, tha Luani.

Të njëjtin shqetësim shpreh dhe Klementina, e cila thotë se nuk kanë asnjë sqarim për situatën.

“Kjo është puna e disa muajve dhe tani që jemi gati për shitje, pikat janë bllokuar dhe nuk japin asnjë sqarim”, tha Klementina.

Përballë kësaj situate, çifti apelon për ndërhyrjen e shtetit si rregullator në treg dhe pikat e grumbullimit, në mënyrë që prodhimi të mos shitet nën kosto.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta