
04/05 22:20
Bayern Mynih shpallet zyrtarisht kampion i Gjermanisë për sezonin 2024/25.
Skuadra bavareze siguroi titullin nga divani, pasi Bayer Leverkusen barazoi 2-2 në transfertë ndaj Freiburg-ut. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso arriti një rikthim të jashtëzakonshëm, duke përmbysur rezultatin nga 0-2 në 2-2, por ky barazim nuk mjaftoi. Leverkusen kishte nevojë për fitore për të mbetur në garë për titullin pas javës së 32-të.
Ky është titulli i 34-t kampion në historinë e Bayern Mynih. Ekipi i trajnerit Vincent Kompany feston suksesin, pas një sezoni ku Leverkusen ishte skuadra që shkëlqeu më së shumti.
Top Channel