Intervista për Top Channel, Ambasadori Abbott: Krimi shqiptar në Britani problem real, veçanërisht në trafikun e drogës

30/04/2025 20:00

A është me të vërtetë krimi shqiptar në Britaninë e Madhe ashtu siç e përcjellin mediat në vendin ishull?

Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu jep detaje për këtë çështje dhe tregon përpjekjet e përbashkëta të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit në bashkëpunim intensiv tashmë me SPAK.

Muhamed Veli- Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligjzbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?

Ambasadori Nicholas Abbott -Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar. Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë. Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.

Muhamed Veliu- Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?

Ambasadori Nicholas Abbott -E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta