
Në një kohë kur aviacioni në Europë shkon drejt një norme më të normalizuar rritjeje prej 3.6%, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një kurs ndryshe.
Me 2.08 milionë pasagjerë vetëm në tre muajt e parë të vitit – një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024 – Rinasi po lë pas konkurrentët rajonalë si Shkupi, Prishtina, Beogradi dhe Podgorica. Një faktor kyç në këtë rritje është besimi në kompanitë loë-cost, veçanërisht Wizz Air, të cilat kanë fituar popullaritet edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Shumë udhëtarë nga vendet fqinje po zgjedhin Rinasin si pikën e nisjes së tyre.
“Jemi krenarë për suksesin e arritur në Shqipëri. Si lider të tregut, ne menaxhojmë mbi 50% të trafikut ajror në vend. Kjo është një dëshmi e qartë e besimit që udhëtarët kanë ndaj shërbimit tone. Ja shihni TIA-n, duke u bazuar në transformimin e aeroportit, zhvillimin e mëtejshëm të tij dhe fluturimet që shtohen, e shohim Shqipërinë si një treg me potencial të lartë për investime. Për këtë arsye, po sjellim më shumë avionë, po shtojmë destinacione dhe po krijojmë mundësi të reja punësimi”, shprehet Jozsef Varadi, CEO i Wizz Air.
Ndërkohë që viti 2024 u pa si viti i rimëkëmbjes pas pandemisë, njohësit e industrisë presin një vit më të stabilizuar përpara. Por të dhënat në aeroportin e Tiranës tregojnë të kundërtën — duke kthyer sfidat në mundësi.
Top Channel