
Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Marrëveshja e një niveli të lartë është firmosur nga televizioni me me një nga emrat më të njohur të sondazheve dhe strategjisë elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John McLaughlin, i cili aktualisht shërben si sondazhist dhe strateg kryesor i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
Për herë të parë një ekspert i këtij kalibri ndërkombëtar përfshihet në mbulimin zgjedhor, duke sjellë një standard të ri në analizën e opinionit publik dhe parashikimin e tendencave elektorale.
John McLaughlin është vlerësuar nga presidenti Donald Trump si “një nga më të mirët në këtë fushë” dhe “një mendje brilante strategjike”.
Top Channel