Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin and Asociated” për Ramën, Zheji: Tre arsyet pse pëlqehet kryeministri

29/04/2025 22:58

Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

Pyetja për perceptimi publik për Edi Ramën ishte si më poshtë:

Pëlqehet: 51.8%/ Pëlqehet shumë: 31.3%/ Pëlqehet disi: 20.5%/  Nuk pëlqehet: 45.9%/ Nuk pëlqehet shumë: 12.8%/ Aspak i pëlqyer: 33.1%/ Pa mendim: 1.8%/ I panjohur për mua: 0.3%/ Refuzoi të përgjigjet: 0.1%

Pas këtyre rezultateve të sondazhit, i ftuar këtë mbrëmje në panelin e Top Story, analisti Artur Zheji renditi disa nga arsyet që sipas tij mendon se e bëjnë Ramën të jetë i pëlqyeshëm në publik.

“Mendoj se pëlqyeshmëria për kryeministrin vjen për arsye se nuk ka bërë gabime të mëdha. Çfarë do të thotë gabime të mëdha? Nuk mund të vijnë protestuesit dhe t’i gjuash. Ose një polic të ngrejë bastunin dhe të godasë një qytetar dhe kryeministri ose ministra ta marrë në mbrojtje. Pra nuk ka pasur përplasje të fortë popullore, dhe kur ka pasur i ka menaxhuar me dialog. Njerëzit kanë kujtesë. Dhe kur ka pasur goditje korruptive në radhët e qeverisë ka marrë distancat nga personazhet, nuk i kam marrë në mbrojtje por i ka lënë në gjykim drejtësisë. Duke qenë se shqiptarët janë të apasionuar pas drejtësisë dhe SPAK, tregon forcë dhe një pëlqyeshmëri të qëndrueshme. Për shembull doktori e ka goditur SPAK duke treguar perceptim se e godet se e ka mizën nën kësulë, kurse Rama i vrasin mizat, i fusin në burg, ai thotë besoj të drejtësia dhe kjo i ngre pikë. Po ashtu e ka personalizuar fushatën duke mos lënë disa personazhe eksperimentalë të bëjnë gabime, e ka marrë vetë përsipër”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta