
Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
Sondazhi i Top Channel është në bashkëpunim me John McLaughlin.
John McLaughlin tha në Top Story:
Në fakt vlerat janë pak a shumë konstante, sondazhi që diskutuam më herët, ishte mbajtur në shkurt, por në fakt edhe rezultatet mbeten pak a shumë i njëjtë. Mund të ketë ndonjë zhvendosje mes kandidatëve të partive të vogla, por gara fokusohet mes Ramës dhe Berishës, pozicioni mbetet pak a shumë i njëjtë, mund të vihet re ndonjë lëvizje te kandidatët e partive të vogla.
Është sigurisht ambient me demokratik, kam vënë re se kandidatët kryesor të partive të mëdha që sulmojnë njëri-tjetrin, dhe mund të ketë nga ata votues të pavendosur, që mund të votojnë ndonjë nga partitë e vogla.
Top Channel