
Zonat e largëta të Groenlandës kanë humbur aksesin në shërbimet bazë satelitore, duke përfshirë internetin dhe komunikimet telefonike, tha grupi i telekomunikacionit të ishullit Arktik, duke shtuar se do të hetojë nëse kjo ishte e lidhur me ndërprerjen masive të energjisë elektrike në Spanjë.
Kompania e telekomunikacionit në Groenlandë, Tussass, tha në një deklaratë se kishte humbur lidhjen me pajisjet satelitore të vendosura në Spanjë, të cilat siguronin ofrimin e shërbimeve telefonike, internetit dhe radiotelevizive.
“Aktualisht nuk ka asnjë kontakt me pajisjet tona në Maspalomas, Spanjë, nga të cilat ne varemi shumë për të qenë në gjendje të furnizojmë klientët tanë në zonën satelitore”, tha Tussass në një deklaratë.
Zonat e prekura ishin disa vendbanime të largëta. Megjithatë ende nuk është e qartë se sa njerëz u prekën nga ndërprerja e shërbimit.
Mbrëmjen e djeshme, furnizimi me energji elektrike filloi të rikthehet në disa pjesë të Gadishullit Iberik pas ndërprerjes së energjisë që shkaktoi pjesën më të madhe të Spanjës dhe Portugalisë.
Top Channel