Hapet Landfilli në Vlorë, prej tre ditësh depozitohen në Sherishtë mbetjet që ndotnin qytetin

29/04/2025 19:46

Shtëllungave të tymit toksik që përhapeshin në ajër sa herë digjeshin mbetjet në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë duket se ju ka ardhur fundi.

Duke nisur nga kjo e martë është vënë në funksion Landfilli i Sherishtës në Vlorë, i cili do të bëjë edhe trajtimin e mbetjeve, të paktën për një periudhë 3 mujore.

Mbetjet e qytetit të Vlorës kanë nisur prej 3 ditësh të depozitohen në Sherishtë duke i larguar qytetit peshën e një problematike të mbartur në vite dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

“Kjo është vetëm qeliza e parë pasi në vijim do të vihet në funksion edhe projekti brenda landfillit për seleksionimin e mbetjeve. Por kjo kërkon një periudhë të caktuar kohore deri në mbushjen e plotë të fushës së re me qëllim për të mos dëmtuar shtresa e landfillit”.

Sipas kryebashkiakut të Vlorës detyra e institucionit që ai drejton është tani kapsulimi i fushave të mbetjeve në Vlorë dhe Orikum.

Landfilli i Sherishtes në Vlorë është një projekt me vlerë 26 milion euro, ndërsa vënia në funksion e tij zgjidh problematikën e depozitimit të mbetjeve urbane në qytet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta