“Do bashkëpunojmë me PS”, kreu i PSD: S’më vjen mirë që bëjnë presion për votën. Nuk shkohet kështu në BE!

29/04/2025 15:15

“Partia Social Demokrate, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë”, kështu u shpreh nga Korça, teksa prezantoi kandidatet e tij, kryetari i PSD Tom Doshi.

Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë për ps por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.

Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së”, tha Tom Doshi, kreu i PSD.

PSD në zgjedhjet e 11 majit pretendon një mandat edhe në qarkun e Korçës.

Ne jemi afër njerëzve të varfër, të sëmurë që i ka braktisur shteti.”, tha më tej ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta