“Nxënësi” i udhëheqëses së ekstremit të djathtë francez mesazh të qartë për zgjedhjet, politikani 29-vjeçar: Nëse Le Pen nuk lejohet të kandidojë, unë..

27/04/2025 17:15

Kryetari i partisë franceze të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), Jordan Bardella, është gati të kandidojë për president nëse mentorja e tij dhe udhëheqësja e partisë, Marine Le Pen, skualifikohet përfundimisht nga zgjedhjet.

Në një intervistë me Le Parisien të shtunën, Bardella tha se nëse Le Pen skualifikohet nga zgjedhjet e vitit 2027, ai do ta pasonte atë, sigurisht me mbështetjen e saj.

Le Pen, e cila konsiderohet “fytyra” e ekstremit të djathtë francez, pësoi një goditje të rëndë në fund të marsit kur u dënua, së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së saj, në rastin e njoftimeve të rreme të punës në Parlamentin Europian.

Në mënyrë specifike, ajo u dënua me pesë vjet heqje të të drejtave të saj politike, katër vjet burg dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh, pasi gjykata vendosi se ajo ishte në “epiqendrën” e sistemit të keqpërdorimit të fondeve publike me anë të të cilit, midis viteve 2004 dhe 2016, punonjësit e partisë paguheshin me fonde të Parlamentit Europian.

Le Pen shpreson që apeli të shqyrtohet shpejt dhe do të anulojë ose modifikojë dënimin, duke i lejuar asaj të kandidojë.

Por Bardella, i cili është vetëm 29 vjeç dhe konsiderohet si i mbrojturi i Le Pen, dha sinjalin më të qartë deri më tani në intervistë se ai do të ishte kandidati i RN për presidencën nëse ajo nuk është në gjendje të kandidojë.

“Nuk ka dyshim se Marine Le Pen është kandidatja ime, por nëse ajo nuk është në gjendje të kandidojë, mendoj se mund t’ju them se unë do të jem kandidati i saj”, i tha ai gazetës.

“Nuk mund të jem më i qartë se kaq”, tha Bardella, duke theksuar se duhet të qëndrojnë të bashkuar”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta