
Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një astrolog që shkaktoi panik duke parashikuar një tërmet të ri në vend në një video virale të TikTok.
John Mo Teh publikoi parashikimin e tij më 9 prill, vetëm dy javë pas tërmetit 7.7 ballë që vrau 3500 njerëz dhe shkatërroi tempuj shekullorë në kombin e Azisë Juglindore. Ai u arrestua të martën për “deklarata të rreme duke shkaktuar panik në publik”, tha Ministria e Informacionit e Mianmarit.
John Moe Teh kishte paralajmëruar se një tërmet “do të godiste çdo qytet në Mianmar” më 21 prill. Por ekspertët thonë se tërmetet është e pamundur të parashikohen për shkak të kompleksitetit të faktorëve të përfshirë në fatkeqësi të tilla. Në videon e tij, e cila është parë më shumë se tre milionë herë, John Moe Teh u bëri thirrje njerëzve që “të marrin gjëra të rëndësishme me vete dhe të largohen nga ndërtesat e tyre”.
“Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në ndërtesa të larta gjatë ditës ”, shkruhej në mbishkrimin e tij.
Një banore e Yangon tha për AFP se shumë nga fqinjët e saj e besuan parashikimin dhe refuzuan të qëndronin në shtëpitë e tyre ditën kur John Moe tha se tërmeti do të godiste.
Llogaria e tij tashmë e zhdukur në TikTok, e cila kishte më shumë se 300,000 ndjekës, pretendon të bëjë parashikime të bazuara në astrologji dhe palmizëm. Ai u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në Sagaing, në qendër të Mianmarit.
Top Channel