Kërkoi heqjen e sekuestros për celularin, GJKKO rrëzon Veliajn
24/04/2025 10:25
Kërkesa e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të hequr sekuestron e celularit, është rrëzuar.
Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit, mund të bëjë rekurs kundër këtij në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve.
Më herët, Gjykata e Apelit la në fuqi edhe vendimin për sekuestron ndaj celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut, ndaj së cilës vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
Top Channel