Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO
24/04/2025 09:28
Seanca për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u sht sërish në Gjykatën e Posaçme.
Shkak u bë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj. Ndërkohë, seanca e radhës u caktua në 6 maj.
Nushi kërkon dënimin e Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.
Top Channel