EMRAT/ Atentati ndaj nënë e bir në rrugën dytësore të unazës Fier–Vlorë, Prokuroria procedon dy autorët

24/04/2025 10:59

Prokuroria e Fierit ka proceduar babë e bir,  Afrim dhe Ali Cimili, të cilët akuzohen për ‘Vrasje me paramendim’ e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’.

Nga hetimi i kryer në bashkëpunim me policinë u arrit të dokumentohet se, në datën 09.04.2025, rreth orës 13:30-14:00, në rrugën dytësore të unazës së autostradës Fier-Vlorë, në drejtim të fshtarave Dërmenas-Sulaj, personat nën hetim Afrim dhe Ali Cimili kanë shtënë me armë zjarri të llojit automatik dhe pistoletë, në drejtim të Hysen e Suzana Mërnicës, nënë e bir, të cilët udhëtonin në këtë rrugë me një motomjet.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ngelur e dëmtuar shtetasja Suzana Mërnica. Pas marrjes dijeni për ngjarjen, policia gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, ka arritur të arrestojë personin nën hetim Ali Cimili.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të personit nën hetim Ali Cimili dhe ka caktuar ndaj tij  masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta