“Hyrja e Durrësit do të transformohet tërësisht”, Rama dhe Sako inspektojnë punimet

21/04/2025 16:26

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako inspektuan punimet në kantierin që do të ndryshojnë hyrjen e qytetit.

Një aks 1.3 km i gjatë që do të rindërtohet tërësisht, duke nisur nga nyja e Shkozetit deri te stacioni i trenit në qendër të qytetit, e do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës rrugore; shtresat asfaltike; ndriçim, brez i gjelbër, korsi biçikletash, korsi për lëvizjen e mjeteve, duke i dhënë një pamje krejt tjetër portës tokësore të Durrësit”, u shpreh Rama.

Është një projekt, i cili ka pak kohë që ka nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, tha Sako.

“Jemi te një kantier që sapo e kemi filluar, tek “Ura e Dajlanit”. Do të rikonceptohet komplet aksi, gati 1.3 km që nga nyja e Shkozetit, rotonda atje dhe deri te stacioni i trenit në qendër të qytetit. Puna ka filluar me rifiniturat e pjesës ekzistuese, por edhe për të zgjidhur problematikën e përmbytjeve që ka zona e plazhit. Kemi bërë një diskutim, që të bëjmë një propozim për të marrë dhe ujërat e zonës së plazhit, në rastet që ka reshje të shumta. Gjithë aksi konsiston në rehabilitimin e sistemit të ndriçimit, pjesa asfaltike është në rregull. Do të shtojmë korsitë e biçikletave, gjelbërimin, do bëjmë ndriçimin e komplet aksit sepse është hyrja kryesore e qytetit të Durrësit dhe vjen si rrugë paralele me rrugën e Portit që është ndërtuar në 2015 me fondet e qeverisë shqiptare. Ishte shumë investim i domosdoshëm, jo vetëm për të zgjidhur problematikat teknike të rrugës, por edhe për të ndryshuar prezantimin e përgjithshëm të qytetit sepse është në nyjen kryesore. Punimet do t’i fokusojmë në këtë aks, se gjithë rruga deri sa lidhet me plazhin, do përdoret nga “Giro d’Italia”, aksi do të jetë për çiklistët dhe nuk e bëjmë dot kantier ndërtimi, por pas datës 9 do vijojmë punën me pjesën kryesore”, tregoi lidhur me projektin Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta