Rama inspekton kantierin e kampusit universitar në Korçë: Rektor të ka ardhur një mundësi e madhe për…

20/04/2025 11:31

“Poli i Dijes’’, është kampusi i ri Universitar, që i shtohet institucioneve arsimore të Korçës, një hapësirë prej 8500 metër katrorë, e konceptuar mes dijes dhe praktikës.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, kryeministri Rama u ndal në kantierin ku po punohet për ndërtimin e godine të re e cila do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme për auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh, duke mirëpritur kështu student, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni.

“Këtu jemi në kantierin e Polit të Dijes, i cili është një nga projektet inovative që bën Fondi i Zhvillimit, që është duke u realizuar në bashkëpunim me bashkinë dhe universitetin për të krijuar një Pol dije, midis dijes në teori dhe pjesës së aplikimit në praktikë. Ky si projekt është i lidhur dhe me tre projekte të tjera që janë duke u zhvilluar paralelisht. E para është ferma didaktike, 36 hektarë do jetë ferma e mollëve, për të cilën e kemi mbyllur projektin dhe fillon zbatimi së shpejti. Është pjesa e polit të industrisë kreative, së bashku me projektin e ish-maternitetit, që tashmë është funksional, që është kthyer në hotel dhe në një qendër të rinisë. Të gjitha këto të lidhen me këtë Polin e Dijes që do të jenë si laboratore, ku ajo që merret dhe bëhet si kërkim do të aplikohet. Faktikisht kemi dy godina, dhe një lidhje midis historisë dhe resë.” – shpjegoi drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ndërsa shtoi se i gjithë ndërtimi përfshin një sipërfaqe prej 8500 metër katrorë, kurse për menaxhimin po diskutohet për gjetjen e partneriteteve ndërkombëtare që do të sjellin risi.

“Ideja është që do të krijojmë një fondacion në bashkëpunim FSHZH-ja, bashkia dhe universiteti dhe diskutimi është për të gjetur edhe një partner të huaj të na sjell edhe risi, për të krijuar një fondacion që ta menaxhojë të gjithën këtë në bashkëpunim midis këtyre aktorëve.” – u shpreh ai.

Teksa vlerësoi punën e deritanishme, Kryeministri Rama tha se ndërthurja e këtyre projekteve, mund të jetë një shembull i mirë për t’u ndjekur edhe nga institucione të tjera.

“Rektor të ka ardhur një mundësi e madhe për të bërë një hap shembullor edhe për të tjerët se kjo është tamam si një hapësirë që bashkëngjitur me universitetin, këtu vjen jeta në universitet, vjen tregu brenda në universitet.” – iu drejtua Kryeministri, rektorit të Universitetit, i cili nga ana e tij tha se “Poli i Dijes” mund të kthehet në një qendër ekselence.

Gjithashtu, Universiteti ka filluar disa programe ndërkombëtarizimi me  Universitetin e Barit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta