Live/ Dita e 17-të e protestës, të rinjtë i kundërpërgjigjen Ramës me fjalime para Kryeministrisë: Po të jetë nevoja, do të flemë te shkallët deri në dorëheqje Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sondazhin e parë të publikuar nga Top Channel për zgjedhjet e 11 majit, të realizuara në bashkëpunim me sondazhistin e Donald Trump, John McLaughlin.
“Mbrëmë isha kurioz se ai është interesant se është i veçantë në fushatën amerikane. Faktikisht ishte kundër rrymës, ndërkohë që shumica jepnin Kamala Harris fituese në SHBA. Ky ishte ai që këmbëngulte për të kundërtën dhe në fund i dolën parashikimet”-tha Rama në nisje të fjalës së tij në rubrikën ‘Sy m’sy’.
Rama tha se edhe sondazhisti i Donald Trump, John McLaughlin i kontraktuar nga Top Channel për realizimin e sondazheve, e dinte që më 11 maj ka vetëm një fitues.
“Ah, edhe sondazhisti i Donald Trump e dinte që më 11 maj ka vetëm një fitues që të jemi të qartë”-përmbylli fjalën Rama.
Top Channel