Pashkët 2025 në epokën e inflacionit, rritet çmimi i kafes dhe ushqimeve! Si po ndryshon konsumi dhe traditat e europianëve?

20/04/2025 19:46

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës.

Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje të vështira mes ruajtjes së traditës dhe nevojës për kursim. Ndërkohë që zakonet e konsumit po pësojnë ndryshime të thella, lidhja me simbolikat festive mbetet e fortë.

Vetëm një në gjashtë familje udhëtoi për Pashkë këtë vit, një tregues i qartë i ndikimit të inflacionit në zakonet e pushimeve. Kostoja e transportit është bërë pengesë kryesore për lëvizjen: çmimet e biletave të trenave u rritën deri në 190% brenda 20 ditësh. Njësoj alarmante janë edhe fluturimet, me një rritje mesatare prej mbi 180 eurosh 24 oër para festave.

Traditat gastronomike të Pashkëve nuk janë zhdukur, por janë përshtatur. Të dhënat nga “Coop Alleanza” (Kup Aleanca) tregojnë se veza prej çokollate mbetet simboli më i dashur i festës, me 15 milionë copë të shitura.

Rritjet më të mëdha të çmimeve janë shënuar te produktet ushqimore të përdorura zakonisht gjatë festave: gjalpi dhe kafeja janë rritur me 19.5%, kakaoja me 14.1%, çokollata me 9.6% dhe vezët e pulës me 4.6%. Po ashtu, rritje kanë pësuar edhe produktet e freskëta si agrumet (+7.2%), sallata (+5.4%) dhe domatet (+6.1%). Edhe pijet joalkoolike nuk kanë shpëtuar nga inflacioni, me një rritje prej 7.8%.

Pavarësisht rritjes së kostove dhe kufizimeve ekonomike, europianët nuk heqin dorë nga festimi i Pashkëve. Ata zgjedhin mënyra të reja për të ruajtur traditat – qoftë duke festuar në shtëpi, duke blerë produkte në formate më të vogla, apo duke zgjedhur alternativa më ekonomike. Kjo qasje reflekton një realitet ku elasticiteti dhe kreativiteti bëhen thelbësorë për të mbajtur gjallë shpirtin festiv në kohë sfiduese.

Çmimet që u rritën në Europë

gjalpi dhe kafeja – 19.5%

kakaoja –  14.1%

çokollata 9.6%

vezët e pulës 4.6%

agrumet 7.2%

sallata 5.4%

domatet 6.1%

pijet joalkoolike 7.8%

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta