“E patë se ç’ndodhi me primaret”/ Rama: Atyre që dolën nga listat ua prenë kokën! Në 11 maj do të dalin të shpartalluar

20/04/2025 18:43

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kamëz ka përmendur primaret e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”.

Rama tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, teksa theksoi se nuk do t’i tregojë opozitës se si mund të rregullojnë partinë e tyre.

“Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme. U tha hajdeni se është garë e hapur, këneta, u bë deti kos futuni.  A thua se u tha nxirreni kokën, kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota dhe simpati edhe të tërë atyre që dolën nga primaret ua prenë kokën. E dini kush i fitoi primaret në Tiranë, kryetari i PD-së së Kavajës, dini gjë ku është e keni parë në ndonjë listë.

E dini ku ndodhet, në barkun e bufit, e hëngri, po se mos vetëm atë. I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë as nishani nuk ju shihet. Sigurisht që unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk më intereson. Nuk jam këtu për t’i treguar se si mund të rregullohet ajo parti.

Vetëm duke e mbështetur ne mund të ndihmojmë në ngritjen e partisë së tyre. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97. Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë. Por ajo në fakt që meritojnë është që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët”, deklaroi Rama.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta