Video/ Ekzekutohet 42-vjeçari në Athinë, atentati gjatë kohës kur filmonte veten në makinë

19/04/2025 11:15

Një 42-vjeçar është ekzekutuar nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit në Athinë.

Top Channel ka siguruar videon ekskluzive kur shtetasi egjiptian vritet me armë zjarri.

Sipas policisë greke, viktima ishte duke parkuar  automjetin e tij në rrugën Skipi  në lagjen Kalithea në momentin që u sulmua me disa plumba. Dy prej plumbave prekën trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet gjatë këtë mëngjes nga banorët e lagjes.

Mësohet se viktima kishte precendentë penale për trafik droge ndaj dhe pista më e mundshme është ajo e larjes së hesapeve mes bandave të trafikut të drogës.

Top Channel