
Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun Dibër.
Sali Berisha: Jam sot para jush për të paraqitur në emër të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, koalicionit të 25 partive politike, programin tonë për Dibrën Madhështore, për Shqipërinë Madhështore. Asgjë nuk kemi shpikur ne në këtë projekt, themelet e këtij projekti janë në shpirtin e madh të grave dhe burrave të Dibrës dhe Shqipërisë, janë në trashëgiminë e Dibrës dhe Shqipërisë.
Në këtë moshë, në këto vite, në vjeshtën time të mrekullueshme, nuk më duhet pushteti, nuk kam ambicie as për para as për luks. Kam një mision, të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj. Për të përmbushur me nder para jush këtë mision, unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të mbaj çdo premtim timin, të realizoj çdo premtim dhe jap fjalën se ky program do të jetë realitet për ju.
Top Channel