Aksident me vdekje në Shkodër! 70-vjeçarja përplas gruan
19/04/2025 11:18
Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 70-vjeçare këtë paradite në Shkodër.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:50 në lagjen “3 Heronjtë” kur automjeti që drejtohej nga shtetësja me iniciale E. N. goditi 65-vjeçaren me iniciale L. N..
Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesja e mjetit pritet të merret në pyetje.
Top Channel