E treta e vërteta! Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me vota unanime raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.

Në tentativën e tretë, pengesa e parë për konstituimin e legjislaturës së re u kapërcye me sukses.

Raporti i miratuar konfirmon vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe i hap rrugë zhvillimit të pikës së dytë në rendin e ditës: betimit të deputetëve.

Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm drejt formimit të institucioneve të reja të vendit, duke përfshirë krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Gjithashtu u bë dhe betimi i deputetëve, duke i dhënë kështu fund procesit të konstituimit të Kuvendit.

Top Channel