
Krimi ekonomik goditi piraterinë/ DigitAlb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive
11/10 17:55
Rikthimin e tretë Sali Berisha e pret nga Kruja e Skënderbeut.
Për ta pritur kishin dalë të shumtë në numër fëmijët të cilët nuk votojnë dot për shkak të moshës, në mes të turmës ishte edhe Arjan Ndoja, ish-prokurori që nuk kaloi dot Vettingun e drejtësisë por që kërkon që fati t’i buzëqeshë në politikë falë Sali Berishës.
Në takimin me një biznesmen, teksa Berisha po i shpjegonte programin ekonomik, kreu i PD-së i tha se “do ngremë tavanin”.
Kjo gjë është pritur me një reagim epik nga biznesmeni, i cili ka ngritur kokën për të parë nga tavani e reaguar: Ça tavani?
Fizikisht në Krujë, por Sali Berisha tregoi se mendjen e kishte tek kundërshtari politik në Tiranë.
Top Channel