
Turistë individual apo dhe grupe të organizuara familjarë apo edhe të rinj, të shumtë janë të huajt që po vizitojnë Shqipërinë në këtë periudhë të vitit.
Jemi në qendrën e Tiranës dhe numërohen me dhjetëra turistë të huaj.
Jo vetëm për 1 ditë për të vizituar kryeqytetin apo edhe vizita të shkurtra disa orëshe nëpër qytete të Shqipërisë, turistët po zgjedhin të qëndrojnë më shumë në vendin tone. Janë të dhënat nga Instituti i Statistikave që tregojnë se rreth 73 mijë turistë që zgjodhën strukturat akomoduese shqiptare përfshirë këtu hotelet, apartamentet me qira ditore apo edhe bujtinat. Duke shënuar kështu një rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndonëse një pjesë e madhe e turistëve vizitojnë Tiranën dhe Elbasanin, shifrat tregojnë se një dyfishim i turistëve është vërejtur edhe në zonat veriore por dhe ato jugore.
Gjeografia e turistëve që zgjedhin Shqipërinë janë kryesisht nga Italia (22 %), Kosova (16 %), dhe Gjermania (7 %). Ndërsa Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 6 % dhe 4 % të vizitorëve. Por risi sipas ekspertëve këtë vit mbeten turistët nga Izraeli që kanë rritur shifrat si pasojë e linjave direkte.
Top Channel