Arrestimi i aktorit Mishel Prela, përplasi makinën e policisë nën efektin e drogës/ Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, rrëfimi i kalvarit të vuajtjeve Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës, duke përfshirë dy beach bar-e dhe një restorant, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.
Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Sipas zjarrfikësve zjarri ka prekur dy beach bar-e dhe një restorant të vendosur pranë plazhit. Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
Fatmirësisht, raportuar se nuk ka pasur persona të pranishëm në hotelin. Pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznesit lokal, dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve në zonat përreth.
Top Channel