“Trupin e…”/ Vrasja e Jan Prengës, dëshmia e kopshtarit të kompleksit: Ishin 4 veta të armatosur, më kërkuan ujë, më thanë ‘ka vdekur njëri’. Pastaj erdhi…

16/04/2025 16:43

Zbardhet dëshmia e kopshtarit të kompleksit Golden ky dyshohet se është vrarë Jan Prenga, e më pas trupi i tij është zhdukur.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kopshtari  Festim Bëxhdili ka deklaruar se ditën e ngjarjes kanë ardhur 4 persona të armatosur dhe se i kanë thënë se dikush ka vdekur.

Ai më pas ka treguar dhe sesi e zhvendosën trupin e pajetë nga një Range në një Fiat Doblo, dhe se i kërkuan një kazmë dhe një lopatë. Sipas dëshmisë së tij, në atë moment ka mbërritur edhe Altin Hajri dhe u ka kërkuar të largohen.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”.

Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.

Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar ai.

Në këtë proces nën akuzë janë Aldo Majnishta, Artan Docaj, Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Geraldo Martini, Korado Keshtenja (Geshtenja), Martin Bleta.

Por prezent siç raporton Anila Hoxha është vetëm Dritan Rexhepi sepse të tjerët janë në kërkim. Për të njëjtin fashikull vazhdon në kërkim Altin Hajri. Bexhdili ka folur në gjykatë  si i bashkëpandehur në procedim të lidhur.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta