
Kryeministri Edi Rama për herë të parë tregoi idenë që Shqipëria të jetë bashkëfinancuese, e start up-it më të ri të Mira Muratit në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, Thinking Machines Lab, iniciativë e cila ka tërhequr një interes dhe vëmendje botërore.
“Ka ardhur koha që të hyjmë nëpër kompani, që shteti të futet të financojë dhe të përfitojë. Siç fola me Mira Muratin, i thashë që a është e mundur që të futemi edhe ne. Më tha patjetër. Më tha se janë tre shtete që më kanë bërë ofertën. Ka ardhur koha që të hyjmë në këtë lojë, se edhe në rastin tonë me kompanitë tona, edhe start up-i është i mirë për të ndihmuar në fazën A kur tjetri s’ka asnjë gjë dhe vetëm një ide. Ne të bashkëpunojmë, që të keni një produkt që mund ta përdorni ku të doni. Dhe në fund fare shteti kushton më pak. I thashë që do ta ndihmosh Shqipërinë të futet në BE? Kujtoi se po bëj humor. I thashë e kam seriozisht. I thashë mesa kuptoj unë se ti mund të na ndihmosh të futemi në BE më shpejt. Pjesa që ti s’ke nga ikën fare me BE është merr 250 mijë faqe, ktheji dhe silli këtej. Edhe ne kështu ishim përgatitur, të gjithë vendet kur fillojnë negociatat bëjnë një ushtri me përkthyes. E dyta i thashë do ta ndihmosh Shqipërinë të luftojë korrupsionin? I thashë prokurimet. Ne kemi krijuar një sistem që termat e referencës nuk mund t’i hedhësh më në publik pa kaluar te agjencia e Prokurimit Publik, por prapë është manuale. Kemi filluar ne me këtë“, tha Rama.
Shqipëria është duke përdorur inteligjencën artificiale në përkthimin dhe njësimin e legjislacionit europian në kuadër të çeljes së grup kapitujve.
Vetë kryeministri Edi Rama ka treguar se ishte ai i cili i telefonoi Mira Muratin për ti kërkuar ndihmë në këtë proces.
Ky bashkëpunim i nisur me zonjën Murati sipas asaj që deklaroi sot Edi Rama synohet të ëohet përpara përmes një financimi të mundshëm të Thinking Machines Lab e kështu vendi ynë të bëhet bashkaksioner në këtë platformë.
Top Channel