“PD më shumë nxori kandidatë nga Big Brother sesa primaret”/ Rama: Asnjë sondazh nuk e nxjerr kënetën përpara

15/04/2025 08:52

Kryeministri Edi Rama u shpreh se asnjë sondazh nuk e nxjerr fituese Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Rama nuk kurseu as ironitë duke u shprehur se PD zgjodhi më shumë kandidatë nga Big Brotheri sesa nga primaret.

“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara, por as afër nesh sa mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës. Ka ikur historia e kënetës, është e mbyllur. Njerëzit u futën me kokë në primare, më shumë nxori Big Brotheri.

Më shumë erdhën nga Big Brotheri sesa nga primaret. Pikërisht se populli nuk ha bar. Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grupkapituj ka dhe tre. Me ndihmën tuaj ne nuk humbasim asnjë minutë dhe mbyllim negociatat. Bëhemi vendi që ka kryer negociatat më të shpejta. Na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë”-u shpreh Rama.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta