I dërguari i Trump: Putini është i hapur të pranojë marrëveshjen e paqes me Ukrainën!

15/04/2025 18:41

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, deklaroi se Vladimir Putin ishte i hapur për një marrëveshje “paqeje të përhershme” me Ukrainën, pas bisedimeve të zhvilluara me të, me në fokus fundin e luftës tashmë mbi tre vjeçare.

Pavarësisht presionit të madh që shefi i Shtëpisë së Bardhë ka ushtruar mbi të dyja palët, me shpresën të arrijë të vërë në jetë pretendimin e tij për një mbyllje të shpejtë të konfliktit, nuk ka mundur të sigurojë ndonjë lëshim të madh nga ana e Kremlinit.

Të premten, i dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff u takua me Putinin në Shën Petersburg, takimi i tretë i tyre i tretë që kur lideri republikan u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Në një intervistë të dhënë tani për Fox Neës, ai pohoi se sheh mundësinë e një marrëveshje. 0

Kërkesa e Putinit është që të kemi një paqe të përhershme. Pra, përtej armëpushimit, ne morëm një përgjigje për këtë”, citohet të ketë thënë Witkoff, duke pranuar se “u desh pak kohë për të arritur në këtë pikë”. “Unë mendoj se ne mund të jemi në prag të diçkaje që do të ishte shumë, shumë e rëndësishme për botën në përgjithësi”, ka shtuar ai. Pjesë e negociatave sakaq kanë qenë edhe marrëveshjet e biznesit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas Witkoff, ekzistojnë gjasat për një riformatim të marrëdhënieve ruso-SHBA përmes disa mundësive tregtare shumë bindëse, që sipas tij, i japin stabilitet real edhe rajonit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta