Një tjetër mesazh ‘i heshtur’ nga Mojtaba Khamenei, Udhëheqësi Suprem falënderon Irakun për qëndrimin e tyre ndaj agresionit kundër Iranit 29/03 18:31
Balina Bodinaku ka komentuar këtë mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story në Top Channel ngjarjen e paprecedentë të ndodhur në spektaklin Big Brother Albania, ku Jozefin Marku ka goditur Besart Kelmendin.
Ajo tha se ai veprim i konkurrentit që u eliminua nga gara, ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen.
“Ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen, duke dashur të merrte ‘burrninë’ në dorë duke bërë atë gjest, duke dashur të tregojë se është më i fortë se fituesi. Ajo nuk ishte sjellje rastësore, mendoj se ishte e qëllimshme dhe e menduar, e menduar keq, por e menduar”, tha ajo.
Top Channel